Komuna e Sarajit shpreh shqetësim për demolimin e objekteve shqiptare

Këshilli i Komunës së Sarajit në një seancë urgjente të mbajtur sot ka shqyrtuar situatën pas incidentit të mbrëmshëm në Komunën e Gjorçe Petrovit.

Këshilli komunal në seancën e jashtëzakonshme ka miratuar edhe disa konkluza me të cilat dënohet vrasja e të riut dhe u bëhet apel institucioneve përkatëse që të ndërmarrin të gjitha masat për parandalimin e këtyre situatave.  

Këshillli i Komunës pas kësaj mbledhje ka dalë me disa konkluza:

1.Këshilli i komunës dhe Kryetari dënojnë aktin dhe shprehin keqardhjen për vrasjen e të riut nga Komuna e Gjorçe Petrovit. U bëjnë apel të gjitha institucioneve kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat për parandalimin e rasteve të tilla që përkeqësojnë situatën dhe ngritin  tensionet ndëretnike. Ata janë të thirrur të japin kontributin e tyre që ky akt të mos përsëritet dhe të mos ndikojë në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike. 

2.Kryetari i Komunës dhe Këshilli i komunës së Sarajit gjithashtu shprehin shqetësimin e tyre për demolimin e pronës së banorëve të pafajshëm të cilët mbrëmë nga persona të papërgjegjshëm thyen dhe dogjën pronën e tyre dhe penguan lëvizjen e lirë të mijëra banorëve dhe malltretuan shumë qytetarë të pafajshëm.

3.Kërkojmë na MPB-ja që të ndërmerr hapa konkret në gjetjen e aktorëve të cilët shkatërruan prona të qytetarëve të pafajshëm , dhe kërkojmë  që pronat e tyre  duhet të  mbrohen nga organet e rendit, që  kjo në të ardhmen të mos nxis ndjenjën e pasigurisë dhe hakmarrjes në mungesë të funksionimit të rendit dhe sigurisë.

4.Apelojnë deri te qytetarët që të përmbahen nga aktivitetet që janë në kundërshtim me ligjin dhe që prodhojnë në çfarëdo mënyre të dhunës. Bëjmë apel t? të gjithë  qytetarët që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien në provokime të ndryshme që mund të jenë dashakeqe për ruajtjen e rendit dhe qetësisë si në Komunën e Sarajit ashtu edhe në Komunën e Gjorçe Petrovit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button