Prokuroria menjëherë kërkon paraburgim për vrasesin e maturantit

Prokuroria publike sot ka njoftuar se pas ekspertizës nga ana e prokurorit publik dhe pas parashtrimit të kallëzimit penal nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), lidhur me rastin e djeshëm tragjik në lagjen “Gjorce Petrov” të Shkupit, me c’rast u therë me thikë (tanimë i ndjeri) maturanti Angel Petkovski, ndaj të dyshuarit është parashtruar propozim për caktimin e masës paraburgim pranë gjykatësit kompetent.

“Pas ekspertizës së kryer nga ana e prokurorit publik kompetent dhe pas parashtrimit të kallëzimit panel nga Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria themelore publike-Shkup, ndaj një personit ka miratuar urdhër për fillimit e procedurës hetimore ndaj veprës penale ‘vrasje’ nga neni 123 nga Ligji penal i Republikës së Maqedonisë”, thonë ne Prokurorinë publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button