Zjarrfikësit demonstrojnë shkathtësitë, Teuta Arifi ndan mirënjohje

Sot, me rastin e Ditës së Zjarrfikësve, kryetarja e Komunës së Tetovës morri pjesë në ngjarjen e organizuar nga Njësia e Zjarrfikësve pranë Komunës së Tetovës në sheshin e qytetit. 

Në kuadër të këtij aktiviteti, pas fjalës përshëndetëse të saj, Teuta Arifi, ndau edhe disa mirënjohje për të punësuarit e dëshmuar në këtë njësi, për operacionin “Florian” i cili e ndihmoi njësinë me pajisje e stërvitje për zjarrfikësit tanë, si dhe të gjithë personave që dhanë kontribut të pakursyer gjatë incidentit të shkaktuar nga zjarri në ndërtesën bllok 70. 

Përveç kësaj, në këtë ngjarje pati edhe demonstrim praktik të një aksioni të zjarrfikësve në raste zjarresh apo fatkeqësish të tjera të lidhura me veprimtarinë e kësaj njësie.

Lajme të ngjashme

Back to top button