VMRO-PP: Prona e mbetur nga ish RSFJ t’i jepet Serbisë

VMRO-PP, propozon që Parlamenti të miratoj Ligj me të cilën prona e mbetur nga ish RSFJ të i jepen Serbisë, pas vërshimeve në këtë vend.

“Pas vërshimeve të tmerrshme tek fqinji ynë verior dhe brengosja e madhe e treguar nga ana e qytetarëve maqedonas për çfarëdo ndihme, propozojmë që Parlamenti në seancë urgjente të sjell Ligj me të cilin e gjithë prona e konfirmuar që i përket Republikës së Maqedonisë nga procesi i çarmatosjes nga ish RSFJ (patundshmëri, ndërtesa të ambasadave, përfaqësi, konsullate, ari, të holla, armë dhe pajisje) të i jepen Serbisë”, thonë nga VMRO – Partia popullore. 

“VMRO-PP këtë propozon për arsye që tanimë 25 vite, Republika e Serbisë qartë nuk ka pasur për qëllim dhe në çfarëdo mënyre ka penguar të realizohen dispozitat përfundimtare ligjore prej të cilave del obligimi që kjo pasuri me vlerë prej disa miliardë dollarë të i jepet në shfrytëzim Republikës së Maqedonisë. 

Me këtë akt, populli maqedonas maksimalisht do të ndihmojë në riparimin e dëmeve nga vërshimet por edhe më shumë do të meritojë falënderim dhe besueshmëri nga populli vëllazëror- serb”, theksohet në kumtesën e kësaj partie.

Lajme të ngjashme

Back to top button