Besimi reagon ndaj Bexhetit: Etiketimet nuk janë në natyrën time të komunikimit

Pasi që akademiku Abdylmenaf Bexheti reagoi ndaj zv/ministrit të euro-integrimeve, Fatmir Besimi, ky i fundit për Portalb tha se reagimi i tij është si vijon:

“Ishte përgjegjësi morale dhe profesionale para publikut dhe sidomos votuesve te BDI-së, të cilët e mbështeten fuqimisht Platformën tonë, që të përgjigjem profesionalisht me argumente dhe fakte. Bashkimi Demokratik për Integrim dhe unë personalisht gjithmonë kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të hapur për bashkëpunim dhe për mendimin ndryshe që mbështetet në argumente! Vazhdimi i replikave dhe debateve, që bazohen në etiketime personale, është në kundërshtim me natyrën time të komunikimit dhe me frymën për bashkim që promovon BDI. Për realizimin e qëllimeve tona madhore, më shumë se kurrë kemi nevojë të jemi bashkë.

Për korrektësi, më poshtë keni linket e shkrimeve sipas kronologjisë (Ju gjykoni!):

Abdylmenaf Bexheti, 12.05.2014
“Kaluan premtimet – presim zhvillimet!”

Fatmir Besimi, 19.05.2014
“Platforma ekonomike e BDI-së, oferta më e besueshme”

Abdylmenaf Bexheti, 19.05.2014
“Dr. Besimi dhe besueshmëria e platformës së tij!” 

“mbaron reagimi i Fatmir Besimit.  /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button