Angellov bën thirrje kundër përhapjes së urrejtjes pas vrasjes së maturantit

Pas ngjarjes së mbrëmshme ku jetën e humbi maturanti 19 vjeçar Angel, në rrjetet sociale janë përhapur mesazhe urrejtje dhe thirrje për hakmarrje.

Kryetari i shoqatës së  “Branitellave”, Stojance Angellov, duke marrë shkas nga thirrjet e tilla, në profilin e tij në Facebook ka bërë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga dhuna.

“Njerëz duhet që të pritet që të bëhet varrimi. Nuk është momenti për përhapjen e urrejtjes. Agellin nuk e vranë shqiptarët, pro e ka vrarë krimineli N.E i cili meriton që të dënohet rëndë. Për kriminelë të tillë dhe sulme të tjera kriminale duhet që tu vijë fundi, por gjithçka në kohën e vetë. Tash nuk është koha për përhapje të urrejtjes, por për dhimbje. Ka kohë për revolt dhe aksione shoqërore, por ato të bëhen në mënyrë të civilizuar”, shkruan Kryetari i shoqatës së  “Branitellave”, Stojance Angellov.

Lajme të ngjashme

Back to top button