(VIDEO) Isaki: Policia nuk e ndaloi djegien e objekteve shqiptare!

Portalb ka folur me pronarin e shitores së djegur mbrëmë gjatë trazirave të maqedonasve në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. 

Pronari i kompanisë “Sena Turs”, Sefer Isaki për Portalb thotë se kjo nuk është hera e parë që shkaktojnë dëme në dyqanet e shqiptarëve në këtë lagje.

“Katër herë më pare mi kanë thyer dritaret e dyqanit, kurse tani e kanë djegur tërësisht. Dëmet shkojnë mbi 100 mije euro. Policia ishte aty dhe e lejoji këtë gjë. Gjithmonë që ka ndonjë lojë apo diçka e tillë, dyqanet e shqiptarëve të kësaj ane dëmtohen dhe askush nuk merr përgjegjësi. Prap i rregullojmë me paratë tona pa asnjë denarë nga shteti”, tha Isaki.

Një nga pronarët e objekteve të djegura është edhe vëllai i Sefer Isaki, pronar i restorantit në afërsi të tregut në Gjorçe Petrov, Sefadin Isaki.

Ai së bashku me një grup qytetarësh qëndronte para objektit dhe i shikonte dëmet e bëra nga objekti i shkatërruar nga zjarri. Isaki mllefin e tij e shprehu ndaj koalicionit qeverisës VMRO-BDI, duke apeluar te kryeministri Nikolla Gruevski dhe Lideri i BDI-së Ali Ahmeti të dalin në publik dhe të ndërmarrin masa konkrete, sepse situate nuk shpie askund. 

Sipas Isakut gjithmonë kur ka incidente në Gjorçe Petrov restoranti i tij është cak I sulmeve, dhe kjo shumë shpesh po ndodh viteve të fundit. 

“Ne si qytetarë të këtij shteti nuk jemi fajtor që ne na fajësojnë dhe maltretojnë. Kjo është traditë në Gjorçe Petrov, gjithmonë vijnë këtu për çfarëdo imtësie. Qytetarët që ishin këtu nuk i kanë lëshuar as policinë as zjarrfikësit që të reagojnë me kohë dhe ta shuajnë zjarrin. Gruevski dhe Ahmeti e ndajnë kulaçin qeveritar por nuk i shohin qytetarët”, deklaroi Isaki.

Lajme të ngjashme

Back to top button