Në fshatin Koxhaxhik në mënyrë solemne u lëshua shtëpia e Ataturkut

Në fshatin Koxhaxhik, në komunën e Qendrës Zhupë, në mënyrë solemne u lëshua në përdorim shtëpia e Ataturkut, babi i Turqisë bashkëkohore ,Mustafa Kemal Ataturku i cili ka orgjinë nga ky fshat.

Shtëpia përkujtimore ka një argument të fortë për promovimin dhe mirëkuptimin e kulturës, meqë dy vendet tona e demonstrojnë me histori më të re. Kompleksi i përgjithshëm përfshin një sipërfaqe prej 20 mijë metra katror dhe përmban një hapësirë të eksponateve ku tregohet jeta dhe vepra e Ataturkut. Në shtëpinë familjare ekzistojnë dhoma të prindërve të Ataturkut  dhe janë vendosur figura të familjarëve të tij. Shtëpia përkujtimore e Ataturkut është dëshmi për miqësinë e ngushtë dhe të hershme të Republikës së Turqisë dhe Republikës së Maqedonisë, tha ministrja për kulturë, Elizabeta Kançeska-Mileska.

Para të pranishmëve ishte edhe zëvendës  kryeministri Emrula Ishler i cili dëshmoi miqësinë e dy popujve dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Ju jeni qytetar lojal të Republikës së Maqedonisë, krahas asaj që jeni bashkëvendës të Ataturkut. Republika e Turqisë do ta japë të gjithë mbështetjen për bashkëpunimin me qeverinë maqedonase që të realizohen të gjitha aktivitetet e përbashkëta” , tha Ishler.

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov gjatë këtij takimi tha:” Me hapjen e këtij objekti historik mbetemi stoik në traditën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë me Republikën e Turqisë që manifestohet me shumë projekte në ekonomi, turizëm, politikë të jashtme deri në kulturë. Besoj se turqit në Maqedoni si dhe gjithë mërgimtarët në Republikën e Turqisë me origjinë nga Maqedonia do të vazhdojnë të jenë ambasadorë të miqësisë dhe bashkëpunimit ms dy vendeve” porositi Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button