MPB arreston 18 persona, sonte sërish rrezik për trazira

Ministria e Punëve të Brendshme zyrtarisht njofton se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e djeshme. Bëhet fjalë për një person 19 vjeçar i cili është i njohur për policinë për vepra të kryera penale. Në press konferencën e MPB-së u tha se vrasja është kryer me thikë, e cila ende nuk është gjetur. 

Ministria e Punëve të Brendshme edhe zyrtarisht informon se Incidenti ndodhi pasi që i dyshuari ka hyrë në shtëpinë e të vrarit Angel dhe e ka marrë biçikletën. 

Nga MPB informojnë se janë arrestuar 18 persona nën dyshimin se kanë shkaktuar trazira dhe dëme materiale gjatë protestave të djeshme në lagjen e Gjorçe Petrovit. Pesë nga të arrestuarit janë persona të mitur. 

Nga MPB paralajmërojnë se kanë të dhëna që ekziston rreziku edhe për një protestë mbrëmjen e sotme në Gjorçe Petrov. 

Lajme të ngjashme

Back to top button