Filloi numërimi i qenve endacak

Filloi aksioni për numërimin e qenve endacak në territorin e qytetit të Shkupi, aktivitet të cilin Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) e zbaton prej sot, në bashkëpunim me Shoqatën mbretërore britanike për mbrojtjen e kafshëve nga brutaliteti. 

Qentë endacak do t’i numërojnë gjashtë vullnetarë të sistemuar në tre ekipe në gjithsejt 24 rajone të Shkupit, herët në mëngjes, prej orës 05:30 deri në orën 09:00. 

Aksioni do të zgjasë rreth dhjetë ditë. Me numërimin do të bëhet edhe vlerësimi i kondicionit fizik të qenve, ndërkaq do të evidentohet edhe ajo nëse kanë lëndime në ekstremitete apo lëkurë. 

Do të mblidhen edhe të dhëna për gjininë, për atë nëse bëhet fjalë për qen endacak apo për qen i cili ka pronar, por që ka qasje në rrugë dhe sipërfaqe publike, nëse është kapur nga qendra adekuate e pranimit dhe nëse është shenjuar në mënyrë adekuate dhe të dukshme, që është vërtetim se është i sterilizuar dhe vaksinuar. 

Numërimi i fundit i qenve endacak në territorin e qytetit të Shkupit, Agjencia për ushqim e bëri në vitin 2010. Është mbajtur edhe hulumtimi i mendimit publik lidhur me manarët dhe qentë endacak. 

Pas përfundimit të aktiviteteve për zbatimin e numërimit të dytë të qenve endacak në Shkup, Agjencia do të bëjë edhe analizë krahasuese lidhur me të dhënat nga numërimi i kryer në vitin 2010. 

Përveç në Shkup, numërim të qenve endacak dhe hulumtim të mendimit publik, Agjencia për ushqim dhe veterinari ka kryer edhe në Tetovë, Gostivar dhe Negotinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button