Tjetër tërmet trondit Shqipërinë

Një tjetër tërmet ka lëkundur disa pjesë të territorit shqiptar në orët e mëngjesit të së martës, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Tërmeti ra rreth orës 06:45 dhe zgjati disa sekonda. Për momentin nuk dihet fuqia e saktë e lëkundjes sizmike, por ajo ishte disa ballë e shkallës Rihter.

Për fat të mirë këtë herë nuk ka patur dëme materiale, kjo edhe nga kohëzgjatja më e shkurtër krahasuar me tërmetin e së hënës.

Në orën 2 e 59 minuta të mëngjesit të djeshëm, një tërmet me fuqi 5.2 të shkallës Rihter, me epiqendër 3 kilometra në jug të Belshit dhe 13 kilometra në veri të Kuçovës goditi vendin.

Më pas vijuan edhe 6 goditje të tjera me intensitet më të ulët, e dyta në orën 3 e 6 minuta në fshatin Mollas, në orën 3 e 16 minuta 6 kilometra në jug-perëndim të Gostimës një tjetër lëkundje 4.1 e shkallës Rihter, e kështu me radhë lëkundje të tjera me intensitet më të ulët, deri në lëkundjen e fundit prej 3 të ballë që goditi në orën 5 e 39 minuta sërish pranë Belshit.

Thellësia e tërmetit ishte e vogël, nga 2 deri në 14 kilometra. Lëkundjet e forta e forta në shumë qytete shkaktuan panik, aq sa në zonat afër epiqendrës shumë persona e kaluan natën jashtë. Në Belsh disa banesa u bënë të rrezikshme për shkak të dëmtimeve të mëdha që pësuan. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button