Hyrja në Shkup nga Tetova është liruar

Hyrja në Shkup e qytetarëve që vijnë nga Tetova që ishte e bllokuar tërësisht në hyrje të lagjes Saraj të Shkupit mëngjesin e sotëm, është liruar.

Komunikacioni që në mëngjes ishte devijuar dhe makinat po drejtoheshin drejt qarkores së Shkupit prej ku edhe bëhej hyrja në kryeqytet.

Vërehet prania e policia speciale para spitalit Europen Eye Hospital aty afër vendit ku ka ndodhur vrasja e djeshme

————————————————————————————————————————

Hyrja në Shkup e qytetarëve që vijnë nga Tetova është e bllokuar tërësisht në hyrje të lagjes Saraj të Shkupit, ndërsa komunikacioni është devijuar dhe makinat po drejtohen drejt qarkores së Shkupit prej ku edhe bëhet hyrja në kryeqytet. 

Siç njofton policia edhe  rruga “4 korriku” në lagjen Gjorçe Petrov, ku ka ndodhur mbrëmë vrasja e një të riu është bllokuar tërësisht, për shkak të koshave të plehërave të cilat janë hedhur në mes të rrugës.

Përgjatë rrugëve të Gjorçe Petrovit në mëngjes lëvizin vetëm këmbësorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button