Metamorphosis (Die Verwandlung-Transformimi) – Pjesa I
Metamorphosis (Die Verwandlung-Transformimi )- Pjesa e I-rë
“Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e përgjithmonë, ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo kulturore, qoftë me bizantinët, qoftë me turqit. Gjë e bukur të ndodhte kjo për një çast! Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur këtë, me kohë për ne; Por këtu so duket nuk ia kanë dalë. Atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm.” Sa është kjo e mundur, që t’i shpëtojmë rrëmbimeve të vazhdueshme të hienave, mbi tufën e drerëve e drenushave, të pambrojtura të savanës, plot rreziqe! (Faik Konica-Albania 2, 1907-parafrazuar nga: F.A).
Na përsëritet filozofia dhe fiksioni i Kafkës në ditët tona, apo vetëm kështu mund të na duket? Nëse hedhim një vështrim mbi krijimtarinë filozofike te shekullit XX, e posaçërisht mbi veprën e madhe që vuri në fokus analizën e natyrës evolvuese të psikës së paparashikueshme të njeriut, që u ‘procesua nëpër makinerinë komplekse të inteligjencës dhe logjikës njerëzore’, e njohur si “Metamorfoza”, do të vjellnim në pafundësi, duke u ngulfatur nga pamja dhe brendia jonë trishtuese, dhe impakti i tyre i tmerrit, që për dekada po kontrollon ngulfatshëm, realitetin në të cilin për një periudhë të gjatë, përpiqemi kulturalisht të mbijetojmë! Një vepër e përkryer, që reflekton filozofinë oksidentale dhe përshkruan dekadencën e shoqërisë evropiane të asaj kohe, npërmjet të fuqisë verbuese të fenomene komplekse të transformimit të njeriut në në diçka të pashpjegueshme. Impakti i fenomenit në fjalë, lehtë identifikohet në antropologjinë, psikologjinë, bihejviorizmin, besimin, kognicionin dhe elementë të tjerë, që tanimë po kontrollojnë logjikën e bashkëkohanikëve tanë, që fatkeqësisht i kemi gjithnjë e më shumë në numër.
Mesazhi i fuqishëm dhe i jashtëkohshëm, i Kafkës, është lehtë i identifikueshëm në multidimensionalitetin e jetës dhe dhe ekzistencës së çdi shoqërie, ku njeriu është protagonist kryesor. Mesazhi i tij, përcjellët te ne nëpërmjet të një ‘mega ndërmarrje psiko-filozofike’, që është krejtësisht i njëjtë me fenomenet, tanimë të multiplikuara, që kllapisin në pafundësi gjenin kulturor dhe shpirtin e njeriut tonë të dalldisur në kaosin e erërave të fuqishme të globalizmit multidimensional. Rezultat i krejt kësaj, është tjetërsimi i tij në çdo segment jetësor, përfshirë; natyrën e tij morale, profesionale, shpirtërore etj, etj. Për më tepër, fenomenet në fjalë, ngelin të pozicionuara fuqishëm në komunitetin pjesë e të cilit jemi, madje edhe më teper se kaq, duke u infiltruar nëpërmjet të një përforcimi të vazhdueshëm e fatal, saqë krijimi i përshtypjes reale me të cilën ballafaqohemi edhe në ëndërr edhe në realitet, shkatërron përsiatje, dëshira, ëndrra, vullnete, dhe jetë, në pavetëdije të skalsjhem, duke e vënë njeriun tonë, përfundimisht në një agoni të thellë kulturore, që tanimë për dekada po trason rrugën tonë drejtë djallit! Koncept ky, i një komleksiteti marramendës psiko-metafizik, i vështirë për t’u dekoduar.
Fatkeqsisht apo fatmirsisht, ‘Metamorphosis’, si koncept i marrëzisë njerëzore haset me të madhe ndër shqiptarë, gjithandej përqafohet me dashuri, për vetë faktin që është një ‘mode de vivre (mënyrë jetese), nga e cila, njeriu i sotëm mundet madje shkëlqyeshëm të jetojë! Në rrethanat tona, ai paraqitet në edicione, të cilat madje edhe Kafka i madh, ndoshta nuk do t’i kishte parashikuar dhe identifikuar dhe aq me vështirë do t’i kishte ridefinuar, pikërisht ashtu siqë pat bërë dikur! Si reflektohet ai në ditët tona të të ‘realizmit të dëshiruar fiktiv’, që dita-ditës dhe në agoni po e jetojmë të gjithë ne, disa të kontrolluar nga dëshira për të qenë të pamposhtur, të famshëm, të zotët, apo thjeshtë për të ‘marrë atë që më takon e s’më takon, sepse tash është momenti’!? Të tjerët, të shkallmuar nga pritja e paskajshme në përpëlitjen e vazhdueshme për të ekzistuar, disa të tjerë që gjenerohen dhe fisnikërohen në flashkësinë e ‘light motivit ‘të tyre të preferuar, vegël e fuqishme e karakterit të tyre, për të pasur dhe kontrolluar gjithçka, të udhëhequr nga herostratizmi patriotik, kjo dashuri e madhë për famë, ku kombi dhe qytetari, që moti, tanimë është vëndosur në qendër të vëmendjes! Të tretët, të kontrolluar nga dëshira për të qenë ‘mirëbërës e ëngjuj’, për të ndihmuar të “pafatët dhe të margjinalizuarit nga magjija e vetë procesit, të shëndruar në masë të shkelur dhe të demotivuar, nga bëmat e shoqërisë, ku mbisundon amullia e mjerimit multidimensional, instaluar nga herostratët e pangopur dhe droguesit e mëndjes dhe shpirtit të çiltër, të shqiptarit të pastër europian.” Jemi ne subjekt i këtij procesi sa fizikisht po aq shpirtërisht agresiv, tej mase real, për vetë faktin që thundra e hekurt e tij, kontrollon fuqishëm transofmimin e karakterit të njerut tonë, që tjetërson gjenin tonë njerëzor në diçka që tanimë as vetë nuk arrijmë ta njohim. Një shtërngatë e përdhojses së logjikës së shëndoshë njerëzore, që në trans gatise kolektiv, kontrollon çdo vlerë të ngelur të shoqërisë sonë, që haptas e drejtëpërdrejtë, sulmon organizmin e infektuar para shekujsh, tanimë në pavetëdije nga efekti i altruizmit religjiozo-politik global, shkatëron identitetin tone, në kllapi të vazhdueshme.
Për ta sqaruar këtë fenomen kompleks të ‘mosnjohjes së vetvetes’ para pasqyrës së realitetit, do të përmendja të madhin dhe të jashtëkohshmin, Leonardo Davinci, i cili në pikturën e tij të famshme “Darka e fundit”, shkruan: “ Padija na verbon shpirtin dhe na mashtron, ndërsa etja për të patur atë që s’të takon dhe s’e meriton të verbon sytë! Të dyja së bashku na mashtrojnë, akt kognitiv ky, që nuk mundemi assesi ta frenojmë”! Më tej, vazhdon ai, “Pjesa dërmuese e jona, bën tregëti me ëndrrat e vërteta, thjesht ngase i ka në pëllëmbë të dorës, ndërsa me mrekullitë e rreme dhe të kamufluara, gënjen në pafundësi masat budallaqe, që vazhdimisht po blejnë mjegullën e tyre! Andaj, çelni sytë o njerërz”!, rekomandon ai. Në rrethanat e përditshmërisë sonë, sa është i njohur dhe nëse po, sa do të kuptohej ky mesazhi kaq i fuqishëm i Davinçit të famshëm? Rrethana këto të një shoqërie ku gjithçka është instumentalizuar politikisht, duke e shëndruar njeriun në koncept logjik i cili funksionon sipas irracionales së paskajshme të përdhosjes së llojit tonë. Në kohën e teknologjive të komunkimit, ku një klik i vetëm, vendos kontakte virutale me cepet më të largëta të rruzullit tokësor, a do të mundeshin individë të pakët që do ngeleshin, ta evitonin gjunjëzimin para impaktit që Metamorfoza jonë gjithpërfshirëse, na imponon?
Procesi i evoluimit të psikës njerëzore, gjithnjë ka qenë i ekspozuar ndryshimeve marramendëse, qofshin ato pozitive apo negative, të vetëdijshme apo të pavetedijshme, të fituara nga faktorë të jashtëm si rezultat i bihejviorizmit, nga i cili nuk mundemi të ikim, që qenien tonë të brishtë altruiste, e shëndron në viktimë të etjes dhe pangopësisë për kontroll dhe pasje, që fatkeqësisht, tanimë është shëndruar në fenomen gjenetik, që trashëgohet nga babai tek biri dhe më gjërë, sipas parimit “ ne tanët” apo “babai prift-biri kryeprift dhe vice versa”, “servili me srrvilin”, dhe i “miri me të mirin” etj. etj. Logo këto të pathyeshme të shqërisë ju makthi cvilitës i shpiritërave të sakatosur, përpiqet të gdhijë në agimet e ardhmërisë. Një eksponim i pakontrolluar ndaj shëmtisë që sjell materialja dhe fama, dëshira për pushtet real dhe spirtëror, që të dyja bashkë vrasin mirësinë e paktë të ngelur ndër ne. Një mega strukturë përfektësisht funksionale i shëmtive që funksionojnë mrekullueshëm, që janë shëndruar në rutinën tonë të përditshme të jetesës, që vazhdimisht po na transformon në krijesa, madje edhe më të tmershme se sa ajo e brumbullit të Kafkës.
Një megaefekt i dyfishtë ky, i transformimit të njeriut deri në shkallën e mosnjohes së vetvetes. Në një shkallë e këtillë e disfugurimit të qenies tonë njerëzore, është madje edhe më ekstreme se sa ajo e transformimit të heroit të Kafkës. Impakti i saj është i vazhdueshëm, ai nuk ka të ndalë, është i jashtëkohshëm dhe më i dëshiruari ndër të infektuarit e pashërueshëm, imuniteti I të cilëvë, tanimë që moti është vlerësuar me zero! Procesi, është gjithpërfshirës dhe gatise kolektiv, për dallim nga i Brumbullit i Kafkës, logjika e të cilit, disi po arrin të kontrollojë proceset logjike dhe funksionimin psiko-logjik, vizavi racionales, identifikimit dhe vlerësimit të së së drejtës, dhe të perceptojë realitetin ku jetojmë ashtu siç është, ndër llojin tonë, ndërlidhja e këtillë me racionalen dhe të arsyeshmen, ka kohë që është shëdnruar në betejë fiktive për arritje atje ku synojmë, normalisht, pa bërë shumë fjalë dhe vetëm duke u lutur divines dhe të gjithmadhërishmit. Është një ndërmarrje sipas terkut: individualja për individualen dhe klanoren, që funksionojë disi për mrekulli. Shoqëri ku mbsundon mungesa absurde e shpresës për të jetuar, ndërsa mundsia dhe fuqia për të ndryshuar makthin që mbisundon masën e gjërë, koncept inegzistent e i paimagjinueshëm.
Nëse Kafka bëri përshrimin e funksionimit të logjikës dhe trupit të Brumbullit ndaras nga njëri-tjetri, si dy koncepte të ndryshme, kjo për faktin që insekti nuk logjikonte si qenie njerëzore, ajo që ai potencoi, është ngelja e rezonimit të pakët njerëzor, kontrolluar nga logjika e pakët iracionale e Brumbullit, e cila synonte vetëm interesin e tij material. Ky rezonim, sadoqë të jetë absurd dhe egoist, ai në vete prapëseprapë vërehet të ngërthejë elemente të ngelura të altruizmit njerëzor ndaj kolektives dhe individuales. Një shenjë pozitive dhe shpresëdhënëse, që procesin e Metamorfozës, e lë të eksponuar në verbësinë dhe shterpësinë e perceptimit njerëzor, rrethana shterpe, për të ringjallur dritën e logjikës altruiste dhe konceptin e meritokracisë që njeriun e karakterizon si qenie e dobishme dhe të drejtë shoqërore. Mungesë sinjaleve shpresëdhënëse, që në rrethanat e herostratizmit tonë, përjetojnë agoninë e përfundimtare. Fenomen ky i ndjesisë reale, sinqeritetit, respektit dhe dashurisë, ndaj tjetrit, i kontrolluar nga absurdi i marrëzisë që asgjëson logjikën e racionales së pjesës dërmuese të qenieve njerëzore në mjediset tona të diskredituara në çdo këndvështrim. Perceptime këto dekadente dhe shterpe, ushtruar nga vakumi i mungesës së vlerave themelore morale të njeriut tonë, të ngulitura thellë në psikën tonë të papërmirësueshme, kornizë kjo e çeliktë që sjelljet tona bijehvioriste nga më të shëmtuarat, po i shëndron në cliché sipas regjimit të së cilave funksiojnë qeniet e kontrolluara nga politikbërja ditore, tanimë e dalë jashtë kontrollit të arsyes. Devijim, që thellë gërryen shpirtin dhe shoqërinë tonë, duke kontrolluar pamëshirshëm qeniet njerëzore drejtë lirisë së tyre, absurdit mbi bamat që synojnë, dhe përdhosjen e megalomanisë së tyre materialiste e herostratiste, që ‘ fatmirësisht’ s’ua ndin nga përpëlitja në agoni, e atyre që nuk dijnë si ta gelltisin llumin ku ndodhen, dhe që hapërojnë ngadalë drejtë vdekjes së sigurtë të shpirtit dhe fizikut të tij.
Është një pjesë e vogël të atyre që thanë të vërtetën, dhe që edhepse në miniaturë demografike, kanë guximin për ta amortizuar apo së paku eliminuar procesin fatal të pakthimit të sigurtë, që tanimë ndryshoi një shoqëri të tërë. Konstelacion shoqëror ky, i një kompleksiteti psiko-metafizik, fabrikë e perceptimeve nga më të ligat, gjeneruese e fenomeneve të kancerogjene të shoqërisë tonë, ku mungesa dhe absurditeti i funskionimit të logjikës racionale, bazuar në sinqeritet dhe drejtësi, si vlera njerezore, e kanë shënduar atë në një botë kaosi, ndërsa logoja e pangopshmërisë dhe multidimensionaliteti i transit të saj shpirtëror, e diagnostifikuan, të njëjtën me; vdekje klinike!
Shkruan: Florim V. AJDINI