Shpërblimi i Samitit botëror 2014: Merrni pjesë në zgjedhjen e aplikacioneve më të mira për celularë

Zgjedhja e aplikacioneve më të mira për celularë organizohet në kuadër të Shpërblimit të Samitit botëror (http://www.wsis-award.org/) si inicativë globale për zgjedhjen dhe promovimin e e-përmbajtjeve në botë. 

I ftojmë të gjithë ata që dëshirojnë të kenë mundësi të marrin pjesë në Shpërblimin e Samitit botëror për aplikacione për celularë t’i dërgojnë informatat e nevojshme për aplikacionin, si dhe informatat për kontakt, në e-mail-in: bardhyl_AT_metamorphosis.org.mk.  

Afati i fundit për paraqitje është 1 qershor 2014. Projektet mund të dorëzohen në një nga këto kategori: m-biznesi dhe tregtia, m-qeveria dhe pjesëmarrja, m-mësimi dhe arsimi, m-argëtimi dhe stili jetësor, m-turizmi dhe kultura, m-media dhe lajmet, m-mjedisi jetësor dhe shëndetësia dhe m-inkluziviteti dhe aftësimi. Më tepër informata për shpërblimin mund të gjeni këtu: http://www.wsa.org.mk

Rrjeti global i ekspertëve i nominoi 8 aplikacione lokale të garës globale, ndërsa aplikacionet e dorëzuara për celularë në periudhën prej gushtit deri në shtator do t’i vlerësojë juria ndërkombëtare. 40 fituesit e zgjedhur (nga 5 në çdo kategori) do të kenë mundësi për prezantimin e projekteve të tyre në kuadër të Kongresit botëror për Shpërblimin e Samitit botëror për aplikacione për celularë, që do të mbahet në Abu Dabi, prej 1 deri në 3 shkurt të vitit 2015. 

Shpërblimi i Samitit botëror ka për qëllim ta potencojë laramaninë kulturore dhe identitetin, krijimin e përmbajtjeve të ndryshme informative, si dhe digjitalizimin e arsimit, trashëgimisë shkencore dhe kulturore. Ky shpërblim ndahet prej vitit 2003 dhe në të, në mënyrë aktive janë përfshirë 168 vende, ndërsa partnerët e rinj nga mbarë bota gjithmonë janë të mirëseardhur t’i bashkangjiten kësaj iniciative globale. 

Lajme të ngjashme

Back to top button