(FOTO) Shkup, vritet një maturant, sulmohet autobusi me numër 11

Është zbardhur vrasja në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, i dyshuari Naser E., siç njofton Press 24 nga policia është arrestuar dhe gjendet në stacionin policor. 

Sipas burimeve, thuhet se vrasja ka ndodhur rreth orës 15.15 minuta pasi Naser E., kishte hyrë në shtëpinë e tanimë të vrarit Angel P., dhe ia ka vjedhur biçikletën. 

Angel e kishte vërejtur atë dhe së bashku me babain e tij Sasho, me makinën e tyre ishin vënë në ndjekje të vjedhësit. 

E kanë ndjekur deri te spitali i syve, ku edhe kishte ardhur në kontakt fizik mes Angel dhe Naserit, ku djaloshi 19 vjeçar ishte therrë me thikë. Sipas inmformacioneve të para, motivi është banal, pra vrasje për biçikletë.
———————————————————————————————————————–

Sot në orët  e pasdites në lagjen Gjorçe Petrov ka ndodhur një aksident,me ç’rast i vrarë ka mbetur një 18 vjeçarë. 

Sipas informatave të para mësohet se shkak për aksidentin ka qenë një biçikletë e vjedhur, njofton Alsat-M.

Tani për tani, nuk bëhet i ditur idenentiteti i të riut, por sipas informatave të para ai është therrë me thikë nga dy persona, të cilët për momentin nuk janë të njohur për opinionin. Ndërsa jozyrtarisht mësohet se njëri nga vrasësit është dorëzuar në polici dhe ka pranuar vrasjen e 18 vjeçarit.

Edhe policia ka konfirmuar rastin duke u shprehuar se akoma janë në vendngjarje dhe janë duke zhvilluar hetim. Nga MPB-ja shprehen se  detajet mbi vrasjen e të riut do ti publikojne gjatë ditës së nesërme. Ndërkohë banorët e lagjes Gjorçe Petrov në shenjë revolte kanë bllokuar rrugën, gjë që ka tensionuar edhe më tepër situatën në këtë lagje.

Gjithashtu është sulmuar autobusi me numër 11. 

lënduar.

Lajme të ngjashme

Back to top button