Zjarret, gjendje e jashtëzakonshme në Shqipëri

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të mërkurën ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës së krijuar nga zjarret që kanë rënë në mbarë Shqipërinë.

Sipas informacioneve të fundit, Forcat e Armatosura të Republikës kanë kaluar në gatishmëri të plotë, duke përfshirë të gjitha njësitë dhe mjetet e duhura për kontrollin e situatës.
Burime ushtarake zyrtare bëjnë të ditur se Shtabi i Përgjithshëm ka ngritur gjithashtu një grup të veçantë pune për menaxhimin e situatës, që duket se ka dalë jashtë kontrollit, raporton Top Channel.

Sipas burimeve, aktualisht në Qafë Priskë dhe në Malin e Dajtit janë angazhuar 164 ushtarë dhe shtatë mjete, ndërkohë që të enjten në orët e mbrëmjes, ushtria do angazhojë edhe 600 forca të tjera dhe një helikopter./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button