Mbrojtja thotë se Mladiq nuk dha urdhëra për ti sulmuar civilët

Seanca gjyqësore për paraqitjen e mbrojtjes së të akuzuarit Ratko Mladiq, është mbajtuir sot në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi.

Mbrojtja e gjeneralit serb të luftës në Bosnje, mbrojtjen e tij fillimisht e ka paraqitur në formë të shkruar ndërsa ka pasuar elaborimi i saj në gjykatore.

Avokati i Mladiqit, Miodrag Stojanovic, i ka njoftuar trupin gjykues se në kuadër të mbrojtjes, shtatë faqe i takojnë dëshmisë së dëshmitarit Mile Sladoje i cili gjatë luftës në Bosnje kishte qenë përkrah forcave serbe.

Stajonevic ka thënë se Sladoje asnjëherë në dëshminë e tij nuk ka thënë se kishte marrë urdhër nga komandati i tij (Ratko Mladiq) për të sulmuar objektet civile në kryeqytetin e Bosnjes, Sarajevë, gjatë luftës së viteve 1992-1995.

Mladiq përballet me 11 akuza, duke përfshirë edhe gjenocidin dhe akuzën për krime kundër njerëzimit.

Ai e ka mohuar edhe përfshirjen e tij në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 me ç’rast ishin vrarë 8 mijë burra e djem myslimanë të Bosnjes.

Mladiq është arrestuar në maj të vitit 2011 dhe është transferuar menjëherë në Hagë.

Lajme të ngjashme

Back to top button