Shtajnakër: Mediat e afërta me Qeverinë të mos fyejnë diplomatët

Pasiqë gazetari Milenko Nedellkovski ka fyer ambasadoren holandeze Mariet Shurman, ndërsa Janko Ilkovski e ka korrigjuar atë, reagimi ka ardhur vetëm nga ambasadorja gjermane e cila kërkon që Qeveria dhe gjyqësia të reagojnë sipas Kodit penal. 

Në shkrimin zyrtar deri tek disa media maqedonase ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Gudrun Shtajnaker, thotë se është shumë e prekur se në çfarë mënyre përsëri disa media maqedonase të afërta me Qeverinë, si dhe gazetarë dhe përfaqësues qeveritarë trajtojnë përfaqësuesit më të lartë e shteteve tjera, dhe pastaj nuk ka reagime zyrtare. 

“Pastaj, mendoj për fyerjet dhe gënjeshtrat të cilat verën e kaluar u përhapën për ambasadorin suedez. Mendoj edhe për atë se nuk kishte asnjë reagim zyrtar nga ana e qeverisë maqedonase në lidhje me një fyerje të qartë të vajzës së ministrit grek për punë të jashtme, Venizelos, para vizitës së tij në Shkup, në Fejsbuk nga ana e një anëtari të lartë të Qeverisë. 

Tani kolegia ime holandeze ishte viktimë e një gazetari i cili është i njohur për deklaratat e tij fyese dhe propagandën e tij të njëanshme”, reagon Shtajnaker. 

Ajo shton se ka respektin më të madh për reagimin e Shurman, e cila i ka replikuar Nedellkovskit në frymën e Volterit, se ajo nuk pajtohet me atë që ai e flet, por se deri në vdekje do të mbrojë të drejtën e tij të thotë mendimin. 

“Kam respektin më të madh për reagimin e Shurman që meriton admirim. Siç mora vesh, në të vërtetë njeriu mund të ndjehet i nderuar kur është i sulmuar nga ai gazetarë. 

Por, ku është reagimi nga Qeveria dhe nga gjyqësia? Me të drejtë mediat tregojnë nenin 181 nga Kodi penal ku thuhet: ‘Ai që me qëllim publikisht tallet me shtet të huaj, flamurin, stemën ose himnin apo shefin e shtetit të huaj, ose përfaqësuesin diplomatik të shtetit të huaj në Republikën e Maqedonisë do të dënohet me gjobë në të holla’”, thekson Shtajnaker.

Lajme të ngjashme

Back to top button