Arrestohen 21 këngëtare dhe valltare në lokalet e Gostivarit

21 vajza janë arrestuar nga policia e Gostivarit pas kontrolleve të realizuara të dielën në ora 4 të mëngjesit, në lokalet “Bakradi” në Gostivar dhe “Oriental Bili 97” në fshatin Dobri Doll. Ato kanë punuar ilegalisht në këto lokale.

Prej vajzave të arrestuara, 8 janë qytetare të huaja – 6 nga Serbia dhe 2 nga Bosnja, dhe 13 nga Maqedonia – nga Shkupi, Kumanova, Strumica dhe Kërçova.

Shtetaset e huaja në moshë prej 23 deri 30 vjeçe, në lokale kanë qenë të angazhuara si këngëtare, kameriere, vallëzuese dhe personel tjetër.

Shtatë prej tyre të dielën menjëherë janë deportuar në vendet e tyre.

Aksioni policor është realizuar nën dyshimin se vajzat kanë mundur të jenë viktima të tregtisë me njerëz.

Lajme të ngjashme

Back to top button