Zjarrfikësit e Gostivarit dhe Tetovës simulojnë aksident trafiku

Gjashtë zjarrfikës të Njësive Territoriale kundër zjarrit të Gostivarit dhe Tetovës, kanë marrë pjesë në stërvitjet pesëditore që janë mbajtur në Tetovë, të organizuara nga Operacioni Florian nga Mançesteri i Anglisë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Kompania Vimpeks.

Kjo stërvitje bëhet me qellim te ngritjes se nivelit te sigurisë gjatë aksidenteve në komunikacion dhe me qëllim të shkëmbimit të përvojave midis Zjarrfikëseve të Maqedonisë dhe Operacionit Florian.

Gjatë ditës së hënë është zhvilluar edhe gara finale në Palestrën Sportive në Shkup ku kanë marrë pjesë zjarrfikësit nga i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë.

Zjarrfikësit kanë demonstruar aftësitë dhe shkathtësitë e tyre gjatë një aksidenti të simuluar trafiku. Për njësitë më të përgatitura do të ndahen edhe shpërblime.

Lajme të ngjashme

Back to top button