Zvërlevski: Afera “Makedonska banka”, sqarohet këto ditë

Prokurori i shtetit Mark Zvërlevski ka thënë se në ditët në vijim pritet që të merret ndonjë hap ligjor rreth dyshimeve të ngritura nga LSDM-ja për përfshirjen e kryeministrit Nikolla Gruevski në shitjen e Bankës së Maqedonisë.

“Nuk e di saktësisht se çfarë masash do të ndërmarrin prokurorët që janë duke e hetuar rastin, por shpresoj se sot ose nesër do të ketë informacione se çfarë do të vendoset për këtë rast të dyshuar kriminal”, ka thënë Zvërlevski. Në lidhje me shitjen kontraverse të Bankës së Maqedonisë, LSDM ka publikuar incizime në të cilat pretendohet se kryeministri Gruevski bisedon me një person që besohet se ka lidhje me biznesmenin serb Jovica Stefanovic, i njohur si Nini. Partia opozitare maqedonase pretendon se biseda telefonike dëshmon se kryeministri negocion me personin, duke përmendur shifrën prej 1. 5 milion euro për shitjen e Bankës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button