BDI: Për platformën tonë ekonomike flasin faktet

BDI ka reaguar, kundrejt disa vërejtjeve të ekonomistit Abdylmenaf Bexheti publikuar disa ditë më parë në një revistë mujore për platformën ekonomike të kësaj partie. 

Platforma e BDI-së nuk është kopjim i ndonjë platforme tjetër (duke aluduar në atë të VMRO-së, e cila dihet që doli një javë pas prezantimit të platformës së BDI-së!). 

BDI ofron platformë sipas standardeve të partive politike në vendet e zhvilluara si: SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Gjermani, Francë etj. Ky është njëherësh reagimi i BDI-së, më saktë nga ana e Fatmir Besimit nga Komisioni për përgatitje të Platformës ekonomike zgjedhore të BDI-së, kundrejt disa vërejtjeve të ekonomistit Abdylmenaf Bexheti publikuar disa ditë më parë në një revistë mujore. “Bëjmë këtë paraqitje, jo për të polemizuar me Bexheti, ne respektojmë mendimin ndryshe, por e shkruajmë si obligim që kemi ndaj qytetarëve që ta njohin të vërtetën dhe të nxjerrin në pah faktet dhe realitetin lidhur me disa statistika dhe konstatime të publikuara”, thotë  Besimi. 

Ai shtronë sei argument atë se Bashkimi Demokratik për Integrim, sipas tij, si subjekt serioz politik në vazhdimësi promovon dhe mbron vlerat demokratike në vend duke dalë me ofertë dhe vizion të qartë para qytetarëve në mënyrë transparente, si dhe punon me përkushtimin më të madh në realizimin e premtimeve dhe jep llogari publike për punët e bëra. BDI ofron platformë sipas standardeve të partive politike në vendet e zhvilluara si: SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Gjermani, Francë etj. 

“Kjo Platformë nuk është teori e dedikuar për të fituar çmimin Nobel, apo pretendim për zbulim të ndonjë teorie të re ekonomike, por është dokument pragmatik që për bazë ka kërkesat e drejtpërdrejta të qytetarëve për një jetë më të mirë’, thotë  Besimi. 

Kjo platformë, sipas tij, është hartuar dhe përpiluar me seriozitetin më të madh si dhe konsulencën profesionale për mundësitë reale për realizim e objektivave për një ekonomi më të zhvilluar me mundësi të barabarta për të gjithë dhe një standard më të lartë të jetesës për qytetarët. Ndërsa, variacionet në projeksione janë më fleksibile për korrektësi ndaj elektoratit duke u bazuar në realitetin e koalicioneve të mundshme qeveritare. 

Lajme të ngjashme

Back to top button