Jankullovska: Ligji për branitellat nuk tërhiqet

Ministrja e Punëve të Brendshme mohon informatat e dhëna nëpër disa mendiume se për shkak të kundërshtimit të BDI-së, dhe përfundimit të mundshëm të koalicionit do të tërheqin nga procedura parlamentare Propozim Ligjin për të drejtat e veçanta për branitellat dhe familjet e tyre.

Ajo thotë se nuk ka informata se grupi parlamentar i VMRO-së do të tërheq ligjin.

“Grupi parlamentar i VMRO-së dorëzoi ligjin dhe ajo është procedurë e caktuar në Rregulloren. Më së miri është grupet e punës të japin pasqyrë për dinamikën dhe fatin e ligjit. Nuk e di prej nga e keni informatën se do të tërhiqet ligji” – tha nga Ohri Jankullovska.

Sipas TV Sitel, ligji do të sillët në seancën plenare më 10 shtator.

BDI u kërcënua se nëse nuk pranohen amendamentet e tyre, që të drejtat e njëjta të vlejnë edhe për UÇK-në, ata do të lëshojnë qeverinë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button