Shtrenjtohet benzina: 90 denarë për Super 98!

Derivatet e naftës u shtrenjtuan ende më shumë. Komisioni rregullator për energjetikë njoftoi se çmimi i EUROSUPER BS-95 dhe EURSUPER BS-98 rritet për 2,50 denarë për litër, kurse nafta për 1,5 denar për litër.

Kështu që EUROSUPER BS-95 prej sonte në mesnatë do të kushtojë 88,5 denarë për litër ndërsa EURSUPER BS-98 do të shitet për 90 denarë për litër. Çmimi i EURODIZEL do të jetë 74,5 denarë ndërsa vaji ekstra i lehtë 63 denarë për litër.
Me këtë shtrenjtim nga 13 gushti çmimet rriten për 3,45 përqind gjegjësisht 2, 43 përqind.

Lajme të ngjashme

Back to top button