Qendra Teatrore për Fëmijë fiton çmimin “Nënë Tereza”

Dje Qendra Teatrore për Fëmijë për veprimatarinë e saj disavjeçare, u kurorzua me çmimin shtetëror “Nënë Tereza”. Çmimi shtetëror “Nënë Tereza” është një mirënjohje shoqërore për kontributin e dhënë në sferën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor, si dhe për inkurajimin dhe promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimit të bashkëpunimit mes pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme etnike, kulturore dhe fetare.

Nga kjo qendër u shprehën falënderues për nderimin me këtë çmim, duke ftuar të gjithë dashamirët e artit në premierat e ardhshme në Qendrën teatrore për fëmijë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button