Në Tetovë mbeturinat do të pastrohen me orar

Tetova ka vendosur më në fund tu shpall luftë mbeturinave që gjenden kah mos në këtë qytet.
Nga java e ardhshme NPK “Tetova”do të mbledh mbeturinat në dy terminë kohor, edhe atë, në terminin e parë nga ora 6:00 e mëngjesit deri në ora 14:00 dhe në terminin e dytë nga ora 14:00 deri ora 22:00.

“Apelojmë qytetarët që të kenë parasysh terminët kur do të bëhet mbledhja e mbeturinave dhe të mos parkojnë makinat e tyre në vendet ku janë të vendosura kontejnerët, sepse me parkimin e makinave para kontejnerëve pamundësohet puna normale e NPK “Tetova” për mbledhjen e mbeturinave. Të gjitha makinat që do të pengojnë bartjen e mbeturinave do të bllokohen dhe do t’u vendoset dënim në vlerën prej 1000 denarësh” shkruhet në komunikatën e Komunës së Tetovës.

NPK “Tetova” kërkon mirëkuptim nga qytetarët që bashkërisht të vendosen standarde të reja të menaxhimit efikas të mbeturinave, gjë e cila në Tetovë viteve të fundit është e pamundur. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button