Shteti i harron monumentet historike shqiptare?

Historianët shqiptarë alarmojnë, derisa shteti vazhdimisht investon në Projektin Shkupi 2014, monumenteve kulturore shqiptare në Maqedoni, u kanoset rreziku, madje edhe mund të zhduken tërësisht.

Shtëpia e Kongresit të Manastirit, Teqja Harabati baba në Tetovë, Shtëpiatë e Dervish Himës dhe Imbrahim Temos në Ohër e Strugë, janë disa nga objeketet që kanë nevojë të rimëkëmben o sot o kurrë tjetër, kështu të paktën thonë historianët Nebi Dervishi dhe Skender Hasani.

Profesori Nebi Dervishi ligjërues i lëndës së antikitetit në Universitetin Shtetërorë të Tetovës, akuzon Drejtorinë për mbrojtjen e monumenteve kulturore, Institutit për trashëgimisë kulturore dhe partinë shqiptare në pushtet për mos interesim për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e këtyre monumenteve.

“Monumentet shqiptare ka shumë, si shtëpitë përkujtimore që duhet të vendosen në përkujdesje ose ruajtje duke u nisur prej Manastirit…vetë objekti i Kongresit të Manastirit, vetëm sa për emër është shpallur si muze ndërsa kurrfarë investimi nuk është bërë në të. Me rastin e 100 vjetorit është investuar në të dhe ka ngelur në mëshirën e fatit përsëri. Qëndron fakti se shteti investon shumë në projektin “Shkupi 2014” ndërsa në monumentet shqiptare fare. Si njëra palë, ashtu edhe tjetra parti shqiptare kur vijnë në pushtet vendosin nëpër pozicione njerëz të cilët nuk kanë fanatizëm nga ruajtja e trashëgimisë por vetëm marrin një cop rrogë dhe dalin në shërbim të Pasko Kuzmanit” tha Dervishi.

Institucionet shtetërore duhet të merren me rinovimin e objekteve që i konsiderojmë si monumente historike, e kush tjetër pos Drejtorisë për mbrojtjen e monumenteve kulturore, Institutit për trashëgimisë  kulturore. Pastaj Ministria për Kulturë nuk investon fare ose nuk është e interesuar fare për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e këtyre monumenteve.

Kryetari i shoqatës së historianëve shqiptarë në Maqedoni, Skender Hasani, përmendi disa nga monumentet e historisë shqiptare që janë para rrënimit.

“Teqeja Harabati baba në Tetovë bën pjesë në mesin e objekteve më të rëndësishme kulturo-historike të qytetit të Tetovës që ka nevojë për rinovim. Janë shtëpitë ë vjetra të cilat janë para rrënimit dhe rrezikohen të zhduken kemi në Gostivar në Strugë  në Ohër shtëpia e Dervish Himës dhe Ibrahim Temo-s dhe shumë të tjera” tha Hasani.

Nga Drejtoria për mbrojtjen e monumenteve kulturore nuk ishin  të kapshëm për prononcim.

/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button