Dënohen 15 kompani për punë në mot të nxehtë

Pesëmbëdhjetë kompani morrën ndalesë për punë në të hapur nga ora 11 deri në ora 17, për shkak se kanë detyruar punëtorët të punojnë në kohë të nxehtë dhe në temperatura të dëmshme për shëndetin.

Të premten deri në ora 14, Inspektoriati shtetëror për punë bëri 60 inspekcione (41 të rregullta dhe 19 kontrolluese) në fushën e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës, në të gjithë territorin e shtetit.

Nëse konfirmohet mos respektimi i ndalesave do të pasojnë edhe gjoba në lartësi nga 5000 deri më 8000 euro për person juridik dhe 500-1000 euro për personin fizik përgjegjës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button