Komuna e Sarajit me Kryqin e Kuq, me aktivitet humanitar

Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ka shpërndarë njëzet pako ushqimore, për banorët skamnor. Kjo është hera e parë që Kryqi i Kuq i Maqedonisë ndërmerr një aksion humanitar në Komunën e Sarajit. Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati me përfaqësuesit e Kryqit të Kuq shpresojnë se ky lloj bashkëpunimi humanitarë të vazhdojë edhe në të ardhmen. 

Kryetari Bekim Murati u shpreh se Komuna çdoherë ka treguar gatishmëri që të mbështes aktivitete me karakter humanitar.
 
“Sot kemi nderin që të ndajmë pako sociale për familjet në nevojë. Jemi të vetëdijshëm se me këto pako nuk kënaqen nevojat e familjeve sociale, por gjithsesi se ata familje që janë përfshirë në këtë aktivitet humanitar, do të zbutin gjendjen e tyre momentale. Ndoshta nevojat janë më të mëdha që t’ju ndihmohet skamnorëve por edhe ky aktivitet sot është mirëpritur mirë nga ata që u përfshin. Shpresojmë, që në të ardhmen të përfshihen edhe familje tjera”, deklaroi kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button