AK: Ndaloni martesat me sllavët e Maqedonisë

Aleanca Kuq e Zi ka shprehur sot shqetësimin e rritjes së fluksit të martesave mes vajzave nga Shqipëria dhe djemve nga Maqedonia, raporton TCh. Sipas kësaj force politike ky është shndërruar në një biznes dhe vajzat pas kësaj, së bashku me fëmijët që lindin, humbin identitetin kombëtar. 

“Sipas të dhënave te Aleancës Kuq e Zi Maqedoni vetëm gjatë gjashtë mujorit të pare të këtij viti janë zyrtarizuar 112 kërkesa për martesë midis femrave nga Shqipëria dhe meshkujve nga Maqedonia. 

Prejardhja e femrave nga Shqipëria rezulton nga qytete si Tirana, Shkodra, Lezha, Dibra, Kavaja, Puka, Mirdita, Korça, Kruja dhe Burreli. Vajzat nga Shqipëria po martohen me shtetas maqedonas nga qytete lindore si Prile, Manastir, Radovish, Demor Hisar, Resnje, Ohër, Makedonski Brod, Shkup, Tetovë dhe Gostivar. Të dhënat negative nga ky fenomen janë dy: E para femrat nga Shqipëria janë të moshave të vogla nga 18 deri në 25 vjec ndërsa burrat me të cilat ato martohen janë mbi 40 vjeç minimalisht e deri në 55 vjeç. Së dyti: sipas të dhënave që Aleanca Kuq e Zi disponon gjithçka është kthyer në biznes ku familjaret e vajzave shqiptare i këmbejnë ato me para por edhe bagëti me shtetasit e Maqedonisë.

Këto të dhëna janë të tmerrshme kur i shton faktin se vajzat që martohen ndryshojnë kombësinë nga shqiptare në maqedonase, mësojnë maqedonisht dhe fëmijëve që vijnë nga martesat nuk i mësojnë gjuhën shqipe. Aleanca Kuq e Zi apelon për dhënin fund të eksodit të martesa me sllavët, e cila po shkon drejtë asimilimit të kombit shqiptar tashmë jo vetëm në territorin e Maqedonisë por dhe përtej tij,” tha përfaqësuesja e Aleancës. /Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button