Turqi: Arrestime pas aksidentit në minierë

Policia në Turqi ka ndaluar 18 persona, mes tyre 9 ekzekutivë miniere, në kuadrin e një hetimi që ka filluar lidhur me tragjedinë që ndodhi të martën e kaluar në një minierë të perëndim të vendit.

Operacionet e shpëtimit përfunduan sot, pas nxjerrjes së trupave të dy punonjësve të fundit, duke e çuar në 301 vetë numrin e të vdekurve.

Fatkeqësia ndodhi të martën e kaluar, pasi një shpërthim i vogël shkaktoi zjarr në minierën e qymyrgurit në qytetin Soma. Në kohën e shpërthimit nën tokë ndodheshin rreth 800 minatorë.

Shumë prej viktimave mendohet të kenë vdekur për shkak të helmimit nga gazi karbonik dhe nga asfiksia.

Ky aksident shkaktoi protesta në mbarë Turqinë, ku pjesëmarrësit i akuzuan qeverinë dhe pronarët e minierave për neglizhimin e kushteve të sigurisë në minera. Zyrtarët e minierës i kanë mohuar këto thënie.

Lajme të ngjashme

Back to top button