Parada LGBT në Tiranë, vijnë edhe aktivistë nga Maqedonia

Bekim Asani përfaqësues i organizatës LGBT JUNITED Tetovë, tregon se i janë bashkuar paradës në Tiranë për ti dhënë një mesazh shoqërisë që ta pranojnë orientimin e tyre seksual, por edhe qeverisë maqedonase për të ndryshuar ligjin antidiskriminim, pasi ligji aktual nuk i favorizon.

Asani: Qeveria të ndryshojë ligjin antidiskriminim. “Të fillojmë një farë bisedimi, procesi për ndryshimin e ligjit për antidiskriminim, pasi në ligjin aktual antidiskriminim që është në Maqedoni, orientimi seksual dhe identiteti gjinor nuk njihen si baza për diskriminim. Të jetosh në një shtet ku sadopak nuk është i joti, në një shtet ku je pakicë e trefishtë, është shumë më e rëndë se sa të jetosh në një shtet ku je një pakicë, për personin LGBT është shumë më e rëndë. Një mesazh do të dërgoj tek të gjithë prindërit e personave LGBT që ta lënë urrejtjen anash. Personat LGBT janë kudo mund të jetë edhe një politikan apo një deputet në parlament”, tha Asani.

Lajme të ngjashme

Back to top button