Policia: Shvercerat sulmuan veturën e policisë

Pas incidentit të djeshëm kur policia ka drejtuar pistoletën ndaj tifozëve të Shkupit “Shfercerat”, nga MPB-ja thonë se “Shvercerat” ose dikush tjetër nuk kanë denoncuar ndonjë shkelje nga ana e policisë, transmeton Alsat.

Megjithatë sipas tyre, momenti kritik ka qenë kur tifozët, në shenjë pakënaqësie për ndalesën e policisë, kanë filluar të godasin veturën e një pjesëtari policie, i cili nisej në mision humanitar në Serbi dhe Bosnje. 

“Pasi ishin ndaluar për të hyrë në sallë, tifozët kanë filluar të godasin veturën e një pjesëtari të policisë që dilte nga kazerma për të ndihmuar karvanin humanitar që nisej për Bosnje dhe Serbi. Të shtëna me armë zjarri nga ana e policisë nuk ka pasur, ndërsa nëse është nxjerrë revole, mund të jetë bërë për paralajmërimin e turmës”.

Gjithçka kishte filluar kur policia ndaloi grupin e tifozëve të merr pjesë në ndeshjen e basketbollit mes MZT-së nga Aerodromi dhe ekipit të Lirisë. Shvercerat thonë se hyrja në sallën Boris Trajkovski është problem i vazhdueshëm për tifozët shqiptarë. 

Vitin e kaluar drejtoria e sallës Boris Trajkovski vendosi ndalesë 2 vjeçare për hyrjen në sallë të Shvercerave. Edhe pse që atëherë shumë grupe maqedonase janë përfshirë në incidente të mëdha, një dënim i tillë nuk është caktuar për asnjë tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button