Sava vërshon Kroacinë, raportohen vikima (VIDEO)

Ekipet e shpëtimit në fshatin Raevo, në lindje të Kroacisë ishin të detyruara të prishnin çatinë e një shtëpie për të nxjerr një grua të moshuar që ishte bllokuar nga përmbytjet. Raportohet për dy të vdekur dhe disa të humbur.

Shumë vendbanime në Kroacinë lindore janë evakuuar për shkak të rritjes së nivelit të të ujit të lumit Sava, që çau digat. Këto janë vërshimet më katastrofale që kanë goditur ndonjëherë këtë rajon. Autoritetet kanë shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Kryeministri kroat Zoran Milanoviq, i cili vizitoi zonat e prekura, premtoi ndihmë për të goditurit, por gjithashtu paralajmëroi edhe hetime.

“Shteti do tu ndihmojë në rindërtimin e  shtëpive, por do të jetojmë nëse dikush duhet të jap llogari, pse njerëzit nuk janë evakuuar më parë”, u shpreh Zoran Milanoviq, kryeministër i Kroacisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button