Maqedonia e mobilizuar me të gjitha mjetet për të ndihmuar Serbinë

Çeta e Njësitit për intervenime speciale “Tigra” të stërvitur për shpëtim dhe ndihmë në situata emergjente, sot me helikopter nga kazerma “Ilinden” janë nisur për në Serbi që të ndihmojnë të pësuarve nga vërshimet katastrofale që përfshiu këtë shtet.

Maqedonia me këtë vendosi të ndajë kuota shtesë dhe ilaçe të ndryshme para së gjithash antibiotikë, ndërsa një numër i madh i kompanive private dakodrohen për dërgesa të ujit të cilat do të përcilleshin në Serbi dhe Bosnjë që u përfshinë këtyer ditëve nga vërshimet.

Edhe Kryqi Kuq i Maqedonisë kumtoi se do të dërgojë ekipe dhe pajisje  për shpëtimin e zonave të përmbytura në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Veçmë janë bërë kontakte me shoqatat kombëtare të Kryqit të Kuq dhe të dy vendeve dhe u është ofruar ndihmë në me gomone, shpëtimtarë, ekipe për vlerësimin e nevojave humanitare të popullsisë dhe stacion për pastrimin e ujit.

Në pajtim me vlerësimin e tyre, për momentin popullata në pjesët e përmbytura të Serbisë dhe BeH ka nevojë nga ushqimi, mjete për higjienë, veshje të reja dhe këpucë, batanie, ushqim për foshnjë, ujë të pijshëm.
Kryqi i Kuq i Maqedonisë informon se ndihma në para mund të paguhet në xhiro llogarinë – Fondi i solidaritetit 300000001327966 ?? 4030984271620 – Banka komerciale.

Janë hapur edhe linja të posaçme telefonike 075/070/077 143 400077 143 400   në të cilat qytetarët me çdo thirrje mund të dhurojnë nga 100 denarë.

Pikë e tubimit, megjithatë, për ndihmë humanitare është depoja e Kryqit të Kuq në Momin Potok, në adresën rr. Momin Potok pn., tel. 3096227. Në nivel lokal edhe ndihmës mund të dhurohet edhe në organizatat komunale të Kryqit të Kuq nga Shkupi.

Lajme të ngjashme

Back to top button