Vidhen ditarët nga gjimnazi i Tetovës

Në gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë është kryer një vjedhje e rëndë, ku një person deri më tani i panjohur ka hyrë në zyrën e profesorëve dhe ka vjedhur disa ditarë.

Sipas MPB, hajduti ka vjedhur ditarët e klasave 4/14, 4/15, 4/16 dhe 4/20, me ç’rast asi me shkumës ha shkruar po ashtu edhe fjale me përmbajtje vulgare në korridoret e kësaj shkolle.

Mësohet se ai është futur me dhunë në objektin shkollor duke e thyer dritaren me mjet të metaltë dhe kështu ka arritur deri tek zyra e profesorëve. Pas marrjes së ditarëve, hajduti ka ikur në drejtim të panjohur, ndërkaq nga MPB njoftojnë se po punohet në zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button