Sulmohet selia e BDI-së në Tetovë

Një person ende i paidentifikuar ka sulmuar selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël në Tetovë.

Policia është njoftuar për sulmin dhe ka arrestuar personin që ka dhunuar zyrat e partisë shqiptare.

Sipas dëshmitarëve okularë, dyshohet se personi ka qenë i pakënaqur nga BDI-ja dhe nga mllefi që ka pasur ka goditur zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim. Ai me forcë ka hyrë në seli dhe ka nisur ta demolojë atë. Ka reaguar menjëherë sigurimi i kësaj partie.

Lajme të ngjashme

Back to top button