Reeker vjen në Maqedoni

Philip Reeker, zëvendës-ndihmës i sekretarit shtetëror të SHBA-ve për çështje evropiane dhe evroaziatike në Stejt departamentin vjen në Maqedoni.

Ai do të mbajë fjalim në Shkollën për liderë të rinj”, të cilën e organizon shefi i shtetit, Ivanov. Reeker deri vitin e kaluar ishte ambasador i SHBA-ve në Maqedoni. Krahas takimit me Ivanovin, diplomati amerikan do të ketë takim edhe me kreun qeveritar.

Reeker herën e fundit ishte në Maqedoni gjatë muajit janar, menjëherë pas publikimit të aktvendimit të Hagës, kur në Shkup transmetoi qëndrimin e SHBA-ve për negociatat për kontestin për emrin me Greqinë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button