Vetëvritet një doganier

Polici, 31 vjeçar Dragan Josev nga Shën Nikoli, është vetëvrarë dje rreth orës 16 në hapësirat e stacionit kufitar policor “Sopot” në Kumanovë.

Sipas MPB-së, Josev ka vrarë vetën me pushkë automatiku. Kolegët e tij të cilët e dëgjuan shtënien me armë menjëherë tentuan t’i ndihmojnë, e dërguan në spital, por mjekët nuk mund t’i ndihmonin. Shkaqet e vetëvrasjes tani për tani janë të panjohur. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button