Turqia dërgon ndihma në Bosnje

Agjencia turke për Koordinim dhe Bashkëpunim dërgoi konvojin e dytë me ndihma në rajone të caktuara të Bosnjës dhe Hercegovinës që janë prekur rëndë nga përmbytjet.

Agjencia më parë dërgoi ndihma në Maglaj, qytet në kantonin Zenica-Doboj.

Tani ndihmat e përbëra nga 32.000 pako ushqimore ushqimore, ujë, lëndë djegëse dhe pelena për fëmijë janë drejtuar për në qytetet Polje Zeljezno, Topcic-Polje dhe Doboj.

Përveç kësaj, dy organizata tjera turke, Fondacioni Humanitar IHH dhe Shoqata Deniz Feneri gjithashtu pritet të dërgojnë ndihma humanitare në Bosnje dhe Hercegovinë.

Më shumë se 20 njerëz janë mbytur pas reshjeve të rënda që shkaktuan përmbytje në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Serbi, kanë thënë zyrtarët, duke shtuar se presin që numri i të vdekurve të rritet./mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button