Shqipëria dërgon 50 shpëtimtarë në Serbi e Bosnjë

Qeveria shqiptare i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së NATO-s për të ndihmuar vendet që po përballen me përmbytje masive, siç janë Serbia dhe Bosnja. Forcat e Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Shkodër janë solidarizuar me banorët e përmbytur atje.

Rreth 50 trupa të përfshirë në 5 njësi kërkim-shpëtimi janë nisur drejt Serbisë në orën 16:00 të ditës së djeshme, për t’u ardhur në ndihmë me arsenalin e tyre logjistik dhe njerëzor vendeve fqinje, transmeton BW.

Drejtori i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Petrika Dungu, para se të nisej në ndihmë të të përmbyturve u shpreh se është i pari aksion i këtij niveli i zhvilluar në 20 vite demokraci. “Uroj të gjithë trupat policore që atje të shprehin karakterin, humanizmin dhe profesionalizmin e tyre, për të dhënë ndihmën dhe të shpëtojnë jetët e njerëzve që janë në rrezik. Si fillim misioni është 10 ditë, por nuk i dihet. Po të jetë e nevojshme ne do të qëndrojmë më shumë”, – tha kreu i FNSH-së.

Në Serbi po vazhdon beteja me vërshimet edhe sot. Medie serbe njoftojnë se sot pritet një valë e re vërshimesh nga lumi Sava dhe Danub. Këtë, në luftë me stihinë e po ndihmojnë shumë vene të botës: ShBA, BE, Rusia, vende ballkanike si dhe Japonia. 

Lajme të ngjashme

Back to top button