BDI hedh ministrat në zgjedhje lokale, riformatohet qeveria?

Disa nga ministrat aktual të Bashkimit Demokratik për Integrim janë në kombinim për kandidatë në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në mars të vitit 2013.

Nëse realizohen paralajmërimet që vijnë nga BDI nga 6 ministrat përfshirë këtu edhe zv/ kryeministrin për euro-integrime në muajt në vijim do të ketë emërime të 4 ministrave të rinj nga radhët e partisë së Ahmetit. Përveç Musa Xhaferit, Abdylaqim Ademit dhe Fatmir Besimit të gjithë ministrat tjerë të BDI-së si duket do të futen në garën për kryetar komunash.

Teuta Arifi as i konfirmon as i mohon informatat se do të jetë në garë për kryetarë të Qytetit të Tetovës, por thotë se është e gatshme për çdo sfidë.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta është kandidati më i mundshëm i BDI-së për Gostivarin, ndërsa përveç zëdhënësit të qeverisë Muhamet Hoxha, është edhe emri i Blerim Bexhetit që përmendet si kandidat i mundshëm i BDI-së për Komunën e Sarajit.
Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini mund të jetë kandidat i BDI-së për Qytetin e Shkupit.

Nga BDI thonë se nuk ka asgjë konkrete dhe ende nuk kanë filluar kalkulimet për kandidaturat. Pritet që ato të shpallen në fund të nëntorit apo në dhjetor./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button