Nisi Panairi i Ramazanit në Tetovë

Qytetit të Tetovës gjatë muajit të bekuar të Ramazanit do ti shtohet edhe një aktivitet humanitar ‘Panairi i Ramazanit 2012’. Organizatorë të këtij panairi janë shoqata kulturoro-humanitare Drita në bashkëpunim me Mexhlisin ASR nga Tetova.

Aktiviteti duke filluar nga sot do të zgjasë tre ditë, 10-12 gusht, prej pas kohës së Iftarit deri pas mesnate në sheshin Iliria në Tetovë. Aktiviteti ‘Panairi i Ramazanit’ është aktiviteti i parë i organizuar i këtij lloji në qytetin e Tetovës dhe organizatorët shprehen entuziast në suksesin e këtij aktiviteti për të vazhduar edhe në vitet tjera si një traditë për qytetin e Tetovës.

Në ‘Panairin e Bajramit’ do të ketë malle të ndryshme si këpucë, thesha, syze, libra fetar, ëmbëlsira, brumëra tjera, pije të ndryshme dhe kënd të argëtimit të fëmijëve. I gjithë malli është si donacion nga tregtarët e ndryshëm tetovar, kurse ëmbëlsirat dhe brumërat do të përgatiten nga vet antërët e mexhlisit ASR.

Fondet që do të mblidhen nga ky organizim do të përdoren për tupërgatitur ‘Pakot e Bajramit’ të cilat pastaj do t’ju ndahen familjeve në nevojë. Pakot e Bajramit mbrenda do të përmbajnë produkte të nevojshme për një tryezë të begatshme të Bajramit./tetova1

Lajme të ngjashme

Back to top button