Në Karadakun e Kumanovës zjarri lokalizohet me aeroplanë

Rreth 50 hektarë me pyje në malësinë e Karadakut të Kumanovës, më shumë se 24 orë  u kapluan nga zjarri i madh që u ndihmua edhe nga shpejtësia e madhe e erës nga veriu.

Për shkak të terrenit të vështirë nuk kanë mundur  të depërtojnë ekipet e zjarrfikësve, mirëpo nga ana tjetër në lokalizimin e zjarrit dje ishin angazhuar rreth 40 punëtor të Ekonomisë së pyjeve, njësia në Kumanovë. Ndërkohë që zjarri qindra metra i është ofruar fshatit Presnicë.

“Për shkak të pamundësisë të intervenohet me automjetet e zjarrfikësve të Kumanovës u angazhuan 40 punëtorë të Ekonomisë së pyjeve – njësia në Kumanovë në lokalizimin e zjarrit. Gjendja është kritike pasi që zjarri i është ofruar shtëpive të fshatit Presnicë në rreth 100 metra. Mirëpo fatmirësisht pas kërkesës së  kreut të Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, në orët e pasditës , Drejtoria për menaxhim me kriza po dërgon aeroplan për intervenim nga ajri dhe shpresojmë se zjarri do të lokalizohet” na tha Vaid Saiti, drejtor i Ekonomisë së pyjeve, njësia në Kumanovë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button