Server: Çështja maqedonase për “emrin” është unikate

Greqia duhet ta lejojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me shkurtesën e përkohshme, ndërsa të gjitha vendet e Ballkanit duhet të pajtohen se do t’i pranojnë standardet më të larta të të drejtave të minoriteteve, shkruan analisti amerikan Daniel Server.

Server, ish-i dërguar special amerikan në Bosnjë, bëri të ditur një varg propozimesh për sigurim të stabilitetit të Ballkanit, para se gjithash qëllimeve, siç thotë, për të evituar rrezikun e ndryshimit të kufijve ballkanik.

“Çështja maqedonase për “emrin” është unikate. Nuk mund të kujtojë asnjë rast tjetër, aktual ose në të kaluarën, që një vend të kërkojë nga fqiu i tij që ta ndryshojë emrin e vet. Ky është një kontest në të cilin njëri doemos duhet të fitojë, ndërsa tjetri të humbas, nëse Athina fiton, Shkupi humb, dhe anasjelltas, thekson Server,  i cili si zgjidhje më të mirë të mundshme e sheh vendimin e Greqisë për ta zbatuar marrëveshjen e përkohshme të vitit 1995 dhe aktvendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2011, dhe të pranojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO nën shkurtesën e përkohshme. Server shton se në atë rast, Greqia do të mund të shpresojë edhe në ndihmë shtesë financiare. Si arsyje kryesore për shqetësim në rajon, Server përmend thirrjet për ndryshim të kufijve dhe konsideron se zgjidhja e çështjes së emrit duhet të jetë pjesë e një pakoje më të madhe rajonale e cila do të pamundësojë këtë kërcënim, i cili sipas Server është aktual në të gjitha vendet e rajonit dhe në Qipro.

“Disa nga kolegët e mi në Uashington nuk frikohen nga ndryshimi i kufijve, por unë frikohem. Ndarjet etnike u treguan si recetë e sigurtë për dhunë, vdekje dhe shkatërrim në përmasa të mëdha. Vështirë është të vendoset se ku do të tërhiqen kufijt e rinj territorial dhe kjo shpie deri te pastrimet etnike dhe luftëra. Çështja është si të ndalet kjo, meqë nëse hartimi fillon, mund të përhapen nga Kosova dhe Maqedonia të paktën deri në Bosnjë, e madje deri në Qipro. Kjo është diçka që duhet shqetësuar grekët, e jo emri i fqiut të vet verior, vlerëson Server. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button