Është vënë plotësisht nën kontroll zjarri në Kaliforni të SHBA-ve

Zjarri pyjor, i cili ka vazhduar që prej 8 nëntorit e deri më tani në Kaliforni të SHBA-ve, bëhet e ditur se që nga sot në mëngjes është vënë plotësisht nën kontroll, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 85, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin amerikan mësohet se që nga mëngjesi i ditës së diel zjarri pyjor në Kaliforni i njohur ndryshe si “zjarri Camp” është shuar plotësisht, dhe se me gjetjen edhe të 2 trupave numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 85.

Po ashtu theksohet se si pasojë e zjarreve janë të zhdukur edhe 251 persona, me ç’rast duhet se numri i viktimave mund të rritet akoma.

Si pasojë e zjarrit që nisi me 8 nëntor në rajonin Paradise në veri të Kalifornisë janë shkatërruar rreth 14 mijë shtëpi, 514 biznese dhe rreth 4.256 ndërtesa.

Zjarri i cili përfshiu rreth 620 km katrorë kishte arritur sipërfaqen e Çikagos.

Zjarri Camp është regjistruar në historinë e Kalifornisë si “zjarri më i madh pyjor dhe zjarri ku janë shënuar më shumë humbje jetësh”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button