Bujar Nishani mbledh KLD-në për të zgjedhur nënkryetarin

Pas më pak se një muaj nga koha që u zgjodh president, Bujar Nishani mbledh sot Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Në rendin e kësaj mbledhje e cila pritet të nisë në orën 11.00 pritet zgjedhja e nënkryetari të KLD si dhe zëvendësimi i kryeprokurorit të Tiranës, Artan Zeneli, i cili u zgjodh anëtar i Gjykatës së Lartë.

Sakaq për postin e lënë bosh nga Kreshnik Spahiu i cili deri në atë moment ishte nënkryetar i KLD-së, ish-Presidenti Bamir Topi propozoi Ilir Mustafaraj, kandidaturë kjo e kundërshtuar.
Gjithsesi mbledhja e sotme pritet të zbulojë edhe pasuesin e Kreshnik Spahiut në postin e numrit dy të Këshillit të Lartë të Drejtësisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button