Presidenti Ivanov në Kran Montana në Azerbejxhan

Presidenti Gjorge Ivanov nga sot deri të shtunën merr pjesë në Sesionin e 23-të të Forumit Kran Montana i cili këtë vit zhvillohet në kryeqendrën e Azerbejxhanit, Baku.

Sesioni i sivjetshëm  temë kryesore ka perspektivat e menaxhimit publik dhe privat të potencialeve energjetike si dhe krijimin e politikave të reja dhe të qëndrueshme energjetike në kuadër të prodhimit, distribuimit dhe sigurisë së energjisë.

Ivanov do të drejtohet me fjalim në hapjen solemne të Sesionit të 23-të të Forumit, në të cilën do të diskutohet se si të sigurohet botë më e mirë në kushte të globalizimit, lufta kundër varfërisë dhe përmirësimi i menaxhimit me politikat  publike.

Në Forum do të marrin pjesë shumë kryetarë shtetesh, ministra dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare si dhe nga korporatat multinacionale.

Forumi Kran Montana është themeluar në vitin 1986 me qëllim që të sigurojë bashkëpunim të gjerë ndërkombëtarë dhe lidhjen e ekonomistëve nga gjithë bota, si dhe të kontribuojë në rritjen globale ekonomike, krijimin e stabilitetit, barabarësisë dhe sigurisë./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button