Gazeta greke “Katimerini”: Dy skenarët e referendumit në Maqedoni
“Viti do të përfundojë dhe pala e Greqisë nuk do të ketë nevojë të bëj ndonjë hap në procesin e çështjes së emrit Maqedoni – Greqi”, kështu shkruan gazeta greke “Katimerini” në analizën e saj për referendumin e marrëveshjes me Greqinë që do të mbahet më 30 shtator në Maqedoni, njofton Portalb.mk.
Sipas “Katimerinit” referendumi si skenar të parë ka dështimin – pamundësia e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev për të ndërmarrë hap tjetër në procesin e anëtarësimit, kurse skenar të dytë ka kalimin – mundësia për zgjedhje paralamentare.
Gazeta ka komentuar se “referendumi më 30 shtator në IRJM për miratim (ose jo) të Marrëveshje në Prespë, në Athinë ndiqet në bazë të dy skenarëve. Në rast se hedhet poshtë marrëveshja, “Katimerini” shkruan se “Zoran Zaev nuk mund ta ndërmarrë hapin e radhës edhe përskaj faktit se referendumi ka karakter konsultativ”.
Skenari i dytë sipas “Katimerinit” është një përfundim pozitiv dhe përmirësim të marrëveshjes, pas së cilës do të vijonte edhe procesi për ndërhyrje kushtetuese “që mund të zgjasë deri te muaj”.
“Bazuar në pozitën negative të deritashme të opozitares nacionaliste VMRO-DPMNE, nuk është e sigurt nëse suksesi i referendumit do t’ua ndërrojë mendjen deputetëve të partisë që të aprovojnë ndryshime kushtetuese. Në këtë situatë, zotëri Zaevi do ta dërgojë IRJM-në në zgjedhje të parakohshme me qëllim që të zgjerojë shumicën parlamentare dhe ta shtyp VMRO-në. Shkurt, 2018 do të përfundojë, kurse pala greke nuk do të ketë nevojë të bëjë diçka”, shkruan “Katimerini”.
Sa i takon zhvillimeve politike në Greqi, “Katimerini” përcjellë qëndrime të ndërkombëtarëve të cilët vlerësojnë se “shkuarja e Greqisë në zgjedhje të parakohshme, mund të jetë qorrsokak për marrëveshjen e nënshkruar në Prespë”.
- LEXO: Para referendumit, kancelari austriak – Kurc vjen në Shkup
- LEXO: Personat që nxitën 27 prillin e përgjakshëm, po bëjnë shtab për bojkot të referendumit
- LEXO: Grupi i “Ohrit”: Tani është koha për Maqedoninë, ju ftojmë të thoni “Po”
- LEXO: Taravari: Aleanca për Shqiptarët do ta mbështesë referendumin
- LEXO: Referendumi i Maqedonisë, shqiptarët mbajnë rol thelbësor, nuk guxojmë të kemi mesazhe hutie
- LEXO: Aleanca për Shqiptarët nuk qartëson dilemën për referendumin: është PËR apo bojkoton?
- LEXO: ANALIZË: Eurointegrimet, faktet flasin, hapet mundësia për rritje ekonomike dhe standard më të mirë në Maqedoni
- LEXO: АNALIZË: Përfitimet ekonomike të anëtarësimit në NATO të kapshme për banorët e Maqedonisë
- LEXO: Ziadin Sela: ende nuk kemi vendosur a jemi për, kundër apo e bojkotojmë referendumin