Mund të jetë ndoshta taktikë e presidentit, Donald Trump para samitit të NATO-s por edhe shprehje e zemërimit të Trumpit për partnerët europianë, sidomos për Gjermainë. Sipas mediave SHBA përgatit tërheqjen e trupave.
Sipas një raportimi të “Washington Post”, Ministria Amerikane e Mbrojtjes po verifikon mundësitë e tërheqjes së trupave amerikane të stacionuara në Gjermani. Një nga opsionet e diskutuara është kthimi në shtëpi i një pjesë të madhe të rreth 35.000 ushtarëve amerikanë që ndodhen Republikën Federale të Gjermanisë ose zhvendosja e një kontigjenti prej tyre në Poloni, raporton gazeta, shkruan DW.
Idenë e ka hedhur Donald Trump në një takim të këshilltarëve ushtarakë amerikanë dhe përfaqësuesve të Shtëpisë së Bardhë. Anëtarët europianë të NATO-s janë të shqetësuar për këtë hap dhe po përpiqen të sqarojnë, nëse Trump e ka seriozisht me këtë kërcënim për një ristrukturim të trupave apo kjo ka të bëjë me taktikë negociimi para samitit të NATO-s në korrik.
Pentagoni hedh poshtë lajmin
Sipas gazetës amerikane “Washington Post” bëhet fjalë për një studim të brendshëm të Pentagonit. Një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë e hodhi poshtë se ka kërkuar një analizë që kërkon tërheqjen e trupave nga Gjermania. Zëdhënësi i Pentagonit, Eric Pahin po ashtu e hodhi poshtë këtë. Por në të njëjtën kohë ai u shpreh, se stacionimi i trupave amerikane jashtë, verifikohet rregullisht duke iu nënshtruar kriterit të “shpenzim-përfitimit”. SHBA janë të lidhur si edhe më parë me Gjermaninë dhe NATO-n, tha Pahon.
Në Gjermani që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore janë të stacionuar ushtarët amerikanë. Gjermania ka kontigjentin më të madh të trupave jashtë Shteteve të Bashkuara.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.